Transmetuar më 26-04-2020, 17:31

Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një auto-ambulancë është përplasur me një mjet tip Benz.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen nr. 13, por fatmirësisht nuk ka të rrezikuar për jetën.

Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë, por një automjet tip Benz me targë AA 582 FH, që drejtohej nga I.R., 36-vjeç, dyshohet se i ka prerë rrugën në kryqëzim.

Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja E.R., 44-vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Ngjarja ndodhi jashtë fashës kur lejohet lëvizja e automjeteve civile.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia po punon për detajet e aksidentit./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd