Transmetuar më 26-04-2020, 16:49

Britania e Madhe ka konfirmuar 368 të vdekur nag koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Shifrat e fundit, e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 20,751.
Bilanci i publikuar për 24 orët e fundit, tregon numrin më të ulët të vdekjeve që prej 30 marsit, kur u konfirmuan 180 humbje jetësh.
Anglia regjistroi 336 vdekje, Uellsi raportoi 18 vdekje, ndersa 14 janë raportuar në Uells.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 148,377./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





