Tronditëse/ Babai shkoi të shihte film, kthehet dhe gjen djalin e pajetë në krevat
Transmetuar më 26-04-2020, 15:09

Një ngjarje tepër trishtuese ka ndodhur në një familje britanike në qytetin Glasgow që humbi papritur djalin 4 vjeç.

Babai Ian George kishte shkuar në dhomë për të parë filmin e tij të preferuar dhe kur u kthye, e gjeti vogëlushin David pa shenja jete në krevat.

Ambulanca arriti me urgjencë për të dërguar fëmijën në spital, ku u shpall i vdekur.

Nëna e David, Debbie Park tha se familja është tronditur nga vdekja e prapirtur. Duke folur për “Daily Record”, ajo tha: “Ai mbylli sytë dhe shkoi në parajsë. Nuk kishte dhimbje dhe probleme shëndetësore. Vdiq pa paralajmërim apo arsye”.

Vogëlushi nuk kishte probleme shëndetësore dhe vdiq nga vdekja e papritur e pashpjegueshme në fëmijëri (SUDC) pasi ra në gjumë.

Ky shkak i vdekjes përdoret kur ekspertët mjekësorë nuk mund të identifikojnë ndonjë arsye tjetër tjetër.

Çdo vit mbi 40 fëmijë në Angli dhe Uells vdesin nga SUDC./a.m/noa.al

Loading...