Transmetuar më 26-04-2020, 14:53

Ukraina u godit me shpërthimin e reaktorit bërthamor në Çernobil para 34 vitesh, nga e cila u dëmtuan mijëra persona.

Pripyat ishte i mbushur me banorë, të cilët punonin pranë Çernobil dhe tani ka mbetur thjesht një “qytet fantazëm”.

Shpërthimi thuhet se mori jetën e 31 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Ndikimi i tij ishte i menjëhershëm dhe pasojat janë shtrirë gjatë dekadave në vijim.

Gjithçka ka mbetur pas është një qytet i egër dhe i braktisur me kujtime të ftohta të jetës së zakonshme dhe familjare që ekzistonte atje.

Në katastrofën e vitit 1986, fillimisht njerëzve në qytetin e Pripyatit nuk iu tregua çfarë kishte ndodhur, por kur u sëmurën dhe shfaqën dhimbje koke të forta, të vjella dhe kollitje të pakontrollueshme, autoritetet vendosën të merrnin masa.

Një ditë pas shpërthimit, arritën autobusët e parë që morën njerëzit për ti siguruar. Dhjetëra gra dhe burra janë cilësuar si heronj pasi sakrifikuan jetën e tyre për të shuar flakët.

Më në fund, kur zjarret u vunë nën kontroll, u ndërtua një strukturë e madhe betoni mbi strukturën e termocentralit.

Ngjarja e 26 prillit 1986 mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd