Transmetuar më 26-04-2020, 12:11

Gjendja shëndetësore e liderit koreano verior mbetet mister ndërkohë që po qarkullojnë lajme se ka ndërruar jetë.

Një burim për median britanike Daily Mirror thotë se:

“Kim Jong-un ka vdekur ose është në prag të vdekjes pasi operacioni i zemrës shkoi keq sepse duart e mjekut të tij po dridheshin”.

Ndërsa një revistë japoneze raporton se gjendja e tij është vegjetative.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill.

Kim, i cili thuhet se është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.

Më parë, e përditshmja “Daily NK” me bazë në Korenë e Veriut raportoi se Kim kishte bërë një ndërhyrje në sistemin kardiovaskular më 12 prill, e shkaktuar nga duhanpirja, obeziteti dhe lodhja e tepërt nga puna.

Nëse konfirmohet vdekja e Kim Jong-un, motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd