Transmetuar më 26-04-2020, 02:10

Shifrat shqetësuese nuk po ndalen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shënuar edhe orët e fundit më shumë se dy mijë të vdekur pas infektimit me koronavirus. Autoritetet raportuan deri në orën 02.00 të 26 prillit, 2.054 njerëz të vdekur në spitalet e shteteve, por shifra mund të rritet edhe më shumë në vijim, pas raportimeve nga të gjitha shtetet.

Një ditë më parë ishin regjistruar 1.959 të vdekur. Aktualisht ka arritur në 54.247, numri i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit evidentohen edhe 33.911 të infektuar me koronavirus. Një ditë më parë ishin 38.958. Në total deri tani ka shkuar 959.585, numri i të infektuarve të konfirmuar nga testet masive që po kryhen në mbarë SHBA.

Aktualisht në spitalet amerikane gjenden 15.110 njerëz në gjendje kritike për jetën. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd