
Një zyrtare në Santa-Klara të Kalifornisë (SHBA), bëri të ditur se këto ditë është bërë autopsia e tre trupave, të cilët kishin simptoma të gripit dhe njoftoi se ata kanë vdekur përkatësisht më 6 shkurt, 17 shkurt dhe 6 mars në shtëpi. Rezultati i autopsisë tregon që të tre ishin të infektuar nga koronavirusi i ri Covid-19.
Më parë, rasti i parë i vdekjes nga Covid-19 ishte njoftuar më 29 shkurt në Uashington, ndërsa rezultati i autopsisë së tanishme e përcakton kohën e rastit të parë të vdekjes nga Covid-19 në 6 shkurt.
Zyrtarja vendore e Shëndetit Publik, Sara Cody deklaroi se mosdiagnostikimi i këtyre tre rasteve si të ardhura nga COVID-19 është vetëm maja e ajsbergut.
"Mund të parashikohet që më përpara ka pasur raste të vdekjeve të pakonfirmuara nga Covid-19 dhe më shumë raste të tilla do të zbulohen gradualisht", paralajmëroi ajo.
Më herët, me një rast të konfirmuar në Solano të Kalifornisë, Qendra e Kontrollit e Sëmundjeve të SHBA-ve, konfirmoi se Covid-19 po përhapej nëpër lagje. Sara Cody u shpreh se rezultati i autopsisë tregon që kur vdiqën këta tre vetë, në lagjet e tyre mund të kishte filluar përhapja e madhe e COVID-19.
Sara Cody shpjegoi për "Washington Post" se "sipas të dhënave që kam në dorë, dy të vdekurit në muajin shkurt nuk kishin bërë udhëtime", duke shtuar se më vonë do të ketë hetime të mëtejshme për ta vërtetuar këtë".
"Washington Post" shton se gjatë muajve të fundit, në vende të tjera të SHBA-ve janë shfaqur dukuri përkatëse, që tregojnë se Covid-19 ishte përhapur më herët në SHBA.
Sipas një analize gjenetike, para përcaktimit të rastit të parë, Covid-19 ndoshta kishte filluar të përhapej prej javësh në shtetin e Uashingtonit. Studimi i sistemit shëndetësor të Malit Sinai në Nju-Jork tregon se, para mbylljes së shtetit të Nju-Jorkut më 22 mars, koronavirusi i ri kishte filluar përhapjen prej disa javësh.
Për rezultatin e autopsisë në Santa-Klara, "New York Times" komentoi se kjo do të thotë që kishte filluar përhapja në lagjet e qyteteve dhe kjo është provë që SHBA-ja nuk bëri përballim të mjaftueshëm të epidemisë.
Në "New York Times" janë cituar komentet e ekspertëve, sipas të cilëve, nëse do të zbulohej më herët përhapja e virusit, mund të bëhej përballimi në kohë dhe të përgatiteshin siç duhet institucionet shëndetësore. Por fakti është që në muajin shkurt, fokusi ishte ndalimi i udhëtimeve ndaj vendeve të tjera.
"Washington Post" publikoi një artikull më 26 shkurt, ku thuhej se deri në atë kohë, në mbarë SHBA-të ishin bërë testime vetëm te 426 persona, kur vendet e botës kishin filluar gjerësisht testimin. Rezultati i autopsisë në Santa-Klara tregon se në muajin shkurt ka filluar përhapja e gjerë e epidemisë në SHBA.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





