Transmetuar më 26-04-2020, 00:56

Shqetësim dhe ankth në Francë për Zhunior Sambia, mesfushorin e Montpelie, gjendja shëndetësore e të cilit u rëndua, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Edhe pse vetëm 23-vjeçar, infektimi i futbollistit nga Covid-19 u shoqërua me një infeksion serioz në mushkri.

Tashmë, Zhunior Sambia po luan në spital, ndeshjen e tij më të rëndësishme.

Për shkak se situata e tij klinike është tepër serioze, mjekët kanë vendosur që terapia intensive të vijojë në koma artificiale.

Sipas menaxherit të lojtarit, gjendja e të riut francez është stabilizuar, por ende nuk mund të flitet për përmirësime të rëndësishme.