
Një konflikt ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme rreth orës, 20:00 ku një punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qendror të qytetit së bashku me një shokun e vet dyshohet se kanë ushtruar dhunë mbi një 23 vjeçar.
I dëmtuari është 23 vjeçari Xhoen Osmenaj, banor i lagjes Liri, i cili ka qenë në automjet tip Opel me targa AA 683 EO, së bashku me një shoqen e tij.
Ka qenë patrulla policore që ka kaluar rastësisht aty dhe kanë kryer ndalimin dhe shoqërimin e dy autorëve të ngjarjes si dhe të dëmtuarit për në komisariat.
Nga burime të besueshme për Top Channel, mësohet se 23 vjeçari ka biseduar para sherrit me një prej autorëve dhe e kishin lënë për sqarim në qendër të qytetit.
Teksa kanë mbërritur palët që kanë zbritur nga një automjet tip "Benz", nuk kanë pritur të sqarohen por dyshohet se kanë nxjerrë sqeparin dhe kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë përdorur dhunë mbi 23 vjeçarin.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit njoftoi pezullimin menjëherë nga detyra të punonjësit të patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A.B.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë./a.k/noa.al/
Pamjet nga momenti i sherrit:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





