Transmetuar më 25-04-2020, 21:30

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar se si do të ndodhë nesër lëvizjen dhe kush do të mund të dalë jashtë.

Rama ka udhëzuar sot që nesër do të dalin vetëm nënat me fëmijë, ndërsa thotë se “ne burrat do merremi me punët e shtëpisë dhe gatimin”.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00.

Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që ditën e sotme ishin pensionistët që u lejuan të dalin deri në orën 11:00./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd