
Mati ka konfirmuar për herë të parë një rast me koronavirus ditën e sotme, ndërsa bëhet fjalë për një 15 vjeçare.
Ajo është nga një fshat 3 kilometra larg Burrelit, e cila kishte udhëtuar ditët e fundit në Fushë-Krujë për të takuar nënën, pasi prindërit janë të divorcuar.
Sipas abcnews.al, dyshohet se vajza është infektuar pasi takoi 10 ditë më parë nënën në Fushë-Krujë, e cila punonte në një fasoneri dhe gjithashtu ishte e infektuar.
Rastin e parë për Matin e ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në Facebook edhe kryebashkiaku Agron Malaj, i cili ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën.
“Fatkeqësisht sot është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Bashkinë Mat.
Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e dhëna për karantinimin e familjes duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu kemi dezinfektuar banesën dhe ambientin përreth.
Qëndroni në shtëpi, ruani distancimin social dhe higjenën sepse vetëm kështu e mundim këtë virus”, shkruan ai.
ISHP konfirmoi 34 raste të reja me koronavirus sot duke e çuar në 712 numrin total të të prekurve./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





