Transmetuar më 25-04-2020, 19:02

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në News24, ka folur për mikun e tij, aktorin Rikard Ljarja i cili u nda nga jeta disa ditë më parë ku shprehet se ka trashëguar fisnikërinë e babait të tij, ndersa ka treguar edhe detaje nga rinia e tyre.

Çela thotë se ata të dy janë njohur në shkollën e mesme në Shkodër ku ishin të dy nxënës dhe pse jo në të njëjtën klasë, por Zija Çela kishte mësues gjermanishteje të atin e Rikard Ljarjës.

Po ashtu Çela thotë se Rikardin në shkollë e quante Riku dhe se fisnikërinë e tij e ka të trashëguar prej të atit Karlos.

”E mora vesh në orët e vona. Nëpërmjet një statusi të Mevlan Shanajt. Unë komentova dhe ajo u shpërnda në rrjetet sociale. Më pas isha i detyruar të bëja një status vetë për mikun tim.

I drejtohet një arkivit të veçantë. Këto në studio mund të nxirrni me butona fotot e Rijkard Ljarjes. Unë duhet të bëj një thirrje tjetër për aparatin trunor. Riku i thoja kur e kam njohur për herën e parë. Vdekja është e nxehtë, kjo e Rikut më vjen pak ndryshe. Më sjell pikëllimi ka atë ngjyrën e vetë si diamandi të zi.

E kam njohur në shkollë. E kemi bërë bashkë në Xheladin Fishta. Ai ishte viti i 4-t, unë i pari. Më parë njoha babain e tij. Karlo ishte mësuesi im i gjermanishtes. Vjen dhe më shfaqet me trupin filiskaj, me flokët e thinjura. Gjithë kohën që kishte studiuar jashtë e kishte kaluar me valsin austriak. Gjithë fisnikërinë e Karlos e njoha tek Rijkardi.

Mbaj mend mbrëmjet e vallëzimit, Rikardi i ulur me fizarmonikë. Sytë e mëdhenj të tij, melankolikë.

Emrin në shkollë e kishte Rik. Nuk njihej kurrë si djali i mësuesit. Ai mori maturën dhe si zogu që ikën marrëdhëneit u shkëputën, 64- 68. 64-65 ai ishte diplomuar.

Pikëllimi si diamandi i zi ka atë pamjet e mortit, varrimit që unë do kisha dashur. Unë kisha fjalën për atë pikëllimin e padukshëm.

Për vite të tëra u ndamë. Riku shkoi në Institutin e Lartë të Artegve. Kishte shumë talente por e kishin taksur prindërit të shkonte në shkollë muzike. I binte dhe fagotit në orkestrën simfonike të Preng Jakovit.”- tha Zija Çela.