Transmetuar më 25-04-2020, 18:18

Italia konfirmon 415 humbje jetëve në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.
Pas rasteve të fundit, 26384 bilanci i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 2622.
Ndryshe nga një ditë më parë ku pati 3.021 të infektuar, autoritetet sot raportuan 2357 raste të reja pozitiv nga Covid-19, një rënie e konsiderueshme.
Në kujdesin intensiv janë të shtruar 71 pacientë më pak se dje./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





