


Adelina Ismaili ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj që nuk jeton më.
Në një reagim në rrjetet sociale, mes disa vargjesh, ajo tregon se ia ka lënë rrugën e shtruar me dashuri edhe për shumë jetë.
“Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, shkruan ajo mes vargjeve.
“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, shkruan Adelina në vargjet e ndjera.
Nëna e Adelina Ismailit, Mona, ndërroi jetë 4 vite më parë, nga një sëmundje e rëndë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





