Transmetuar më 25-04-2020, 13:48

Një person në Tiranë, në arrest shtëpie ka dhunuar kunatën e tij dhe fëmijët e saj.
Efektivët e komisariatit Nr. 4 në kryeqytet, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., 55 vjeç.
I dyshuari me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, akuzohet se në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka dhunuar kunatën.
Ai akuzohet ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, nuses së vëllait dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.
Gjithçka teksa gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





