Transmetuar më 25-04-2020, 12:27
Foto ilustruese

Një shtetas i huaj ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për një 63-vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit bregdetar.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima, Martti Juhani Leskinen, ka gjetur vdekjen si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Trupi pajetë i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

Mësohet se i ndjeri jetonte qysh prej vjeshtës së kaluar në qytetin e Sarandës bashkë me të shoqen. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd