Transmetuar më 25-04-2020, 11:54

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Ramica” ka zbuluar lëndë narkotike, duke vënë në pranga një person.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pasditen e së premtes, u bë arrestimi në flagrancë në banesë i Skënder Gabaj.

Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të tij në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kilogramë e 200 gramë kanabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd