Transmetuar më 25-04-2020, 10:11
Foto ilustruese

Një vajzë e vogël vetëm 9 vjeçe, është ngacmuar seksualisht nga një i moshuar.

Ngjarja e rëndë vjen nga qyteti i Fierit, ku në pranga si i dyshuar është vënë një 73-vjeçar.

Ka qenë nëna e vajzës, e cila bashkë me të miturën kanë shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin.

I moshuari me iniciale L.M., ishte fqinj me familjen e vajzës dhe dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke e prekur në pjesët intime.

Detajet lidhur me ngjarjen nuk bëhen me dije, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku një i moshuar akuzohet për ngacmim seksual.

Kjo pasi pak ditë më parë policia e Sarandës, arrestoi 72-vjeçarin Bajram Tushe, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht për vite me radhë me vajzën 17-vjeçare të fqinjëve të tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd