Vajza 12 vjeçe ecën 100 km në këmbë për tu kthyer në shtëpi gjatë izolimit, vdes nga lodhja
Transmetuar më 25-04-2020, 09:29

Ishte e detyruar që të punonte në një fermë dhe kur u urdhërua mbyllja e qyteteve për shkak të koronavirusit, u detyrua që të ecte për 100 kilometra në këmbë, për tu kthyer në shtëpi.

Vogëlushja indiane 12-vjeçare Jamalo Madkam, gjeti vdekjen këtë të hënë, në tentativë të dëshpëruar për tu kthyer në shtëpi, pasi ishte dërguar nga prindërit që të punonte në një fermë.

Vogëlushja pas mbylljes, u desh që të mendonte si të kthehej në shtëpi, kështu që në mungesë të mjeteve publike të cilët u ndaluan, përshkoi 100 kilometër në këmbë.

Familja e saj ishte aq e varfër sa që e detyronte që të shkonte për të punuar larg shtëpisë, por për shkak të pandemisë humbi punën. Kështu ajo u detyrua që të ecë për 100 kilometra mes shteteve indiane të Chattisgarh dhe Telangana, kur ra përtokë prej lodhjes dhe dehidratimit.

E mitura dy muaj më parë kishte shkuar që të punonte në një fermë bashkë me të afërt të tjerë, por kur u urdhërua mbyllja, bashkë me ta nisi rrugën e gjatë, por trupi i brishtë nuk e përballoi ecjen për tre ditë rresht duke gjetur vdekjen, shkruan noa.al. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se do e dëmshpërblejnë familjen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...