Vritet një djalë i ri natën vonë, dyshimet e policisë për autorin e krimit
Transmetuar më 25-04-2020, 01:04

Një djalë në moshë fare të re ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri duke pësuar plagë fatale në trup. Krimi ndodhi mbrëmjen e sotme në Gjakovë.

Viktima është D.Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Nec të Gjakovës në Kosovë, raporton noa.al duke cituar burime nga Policia e Shtetit në trojet përtej kufirit të Shqipërisë.

Dyshimet e para të policisë flasin për një krim në familje. Ata kanë vënë gishtin te daja i të ndjerit, si autor të krimit të shëmtuar. I dyshuari është 28-vjeçari me inicialet D.P.

Policia tha se ka shoqëruar të dyshuarin ndërsa shtoi se në vendngjarje janë konfiskuar tri armë zjarri.

Burime të Prokurorisë Themelore të Gjakovës bënë të ditur se viktima dhe i dyshuari janë dajë e nip dhe vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të çastit.

Loading...