Transmetuar më 24-04-2020, 19:41

Disa zona të Shqipërisë që konsiderohen me risk të ulët do të kenë disa lehtësime në lëvizje duke nisur nga dita e hënë (27 prill).

Për këtë, kryeministri ka mbajtur një mbledhje online me kryetarët e Bashkive për ti dhënë porositë pasi nuk përjashton mundësinë që në këto bashki të ketë të infektuar jo të identifikuar apo asimptomatikë.

“Mbyllni parqet dhe Policia duhet të ketë në vëmendje bashkë me ushtrinë të mos lejohen frekuentimi i parqeve, mos ketë liri për piknik apo xhiro. Këto janë ato që kisha si porosi.

Vendosni njerëzit tuaj jo për të bërë policin, por për të ndihmuar qytetarët të respektojnë rregullat. E dimë shumë mirë që mund të rrimë mbyllur edhe me vite por po nuk u gjend vaksina virusi është këtu, tek penxherja tek dera. Hapja sjell patjetër edhe një rrezik dhe nuk është e thënë që në këto zona që nuk janë identifikuar mos kenë, janë asimptomatikë apo mos kenë nesër pozitivë. Por nëse kemi rregulla numri i pozitivëve nuk e kalon, nuk e sprovon”, tha Rama në takimin online.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të ngrihen skuadra monitorimi në çdo bashki.

“Nëse vërejmë që një Bashki thyhet rregulli, do ti kthejmë masat. Do të ketë skuadra monitorimi në bashki. Risku i infeksionit është në minimumin e tij por kjo nuk do të thotë se nuk do të ruhet distancimit social apo elementët që bashkëshoqërojnë rregulla të reja, siç janë fashat e lëvizjes”, tha Manastirliu./a.m/noa.al

Lista e zonave të gjelbra që do kenë lehtësime nga java e ardhshme, çfarë do të lejohet

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd