
Kryetari i Bashkisë së Osakas në Japoni i ka bërë një thirrje të veçantë njerëzve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas Ichiro Matsui, është e rëndësishme që pazarin ta bëjnë meshkujt pasi femrat duan shumë kohë që të përfundojnë.
“Kur shkon një grua… do të të marrë kohë”, tha Ichiro Matsui kur u pyet nga një gazetar për mënyrën se si duhet të ulet numri i blerësve në supermarkete.
“Nëse do të ishe ti (pra, një mashkull), do të merrje këtë ose atë produkt dhe do të ktheheshe në shtëpi”, shtoi Matsui.
Përveç kësaj, ai tha se çiftet e martuara nuk duhet të bëjnë pazar së bashku, gjë që ngjalli zemërim në rrjete sociale.
“Japonia është një vend ku këto fjalë vijnë me qetësi nga goja e një kryeashkiaku. Për të ardhur keq”, shkroi një lexues.
Qeveria e Japonisë ka deklaruar gjendjen e emergjencës deri më 6 maj me qëllimin që të ndalin përhapjen e koronavirusit./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





