Transmetuar më 24-04-2020, 16:42

Britania e Madhe ka regjistruar 768 jetë të humbura në 24 orët e fundit, duke e çuar në 19,506, numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi. Një ditë më parë ishin 638 të vdekur kurse 24 orët e fundit 130 vetë më shumë.

Më të prekura mbeten Anglia, që gjatë orëve të fundit regjistroi 587 vdekje, Uellsi, 110 dhe Skocia, 64 jetë të humbura.

Shifra mund të rritet pas disa orëve pasi Irlanda e Veriut nuk i ka raportuar ende shifrat e ditës pararendëse.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe afro 5.400 njerëz të infektuar me koronavirus. Me ta, ka shkuar në afro 144 mijë numri total i të prekurve.

Aktualisht janë nën terapi intensive, 1.559 persona, kurse 123.614 të tjerë, në spitale dhe banesa, nën mbikëqyrje mjekësore.

Britania e Madhe deri sot ka kryer 612.031 testime ose 9.016 për 1 milion banorë.

Të dhënat e raportuara janë nga spitalet në të gjithë Britaninë e Madhe dhe nuk përfshihen njerëzit që ndërrojnë jetë në shtëpi apo azile. Për këto të fundit, shifrat raportohen në mënyrë periodike, jo në komunikimin e përditshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd