Transmetuar më 24-04-2020, 16:27

Dj i njohur Vik Kraja ka rrëfyer se si u ndje kur mësoi në media se babai i tij mjek, Dhimitër Kraja ishte infektuar me koronavirus teksa trajtonte pacientët e tjerë.

Viki u shpreh se u shqetësua shumë dhe iu duk sikur i ra bomba kur e pa lajmin në media.

“Babai është rikthyer përsëri në detyrë dhe po u shërben shqiptarëve. Pak a shumë isha njoftuar deri diku (në lidhje me infektimin e babait, mjekut Dhimitër Krajën), por kur e pashë në media u shqetësova, më ra si bombë. Si të gjithë mjekët që bëjnë betimin e Hipokratit, sidomos babai im që është partizan i betuar i mjekësisë. Nuk di të të them sepse shumë gjëra familjes i mbahen të fshehta, shpresoj ta ketë kaluar sa më shpejt. Kam rreth 40 ditë pa takuar babin, mamin, motrën, jam i izoluar në shtëpi”, tha Dj në emisionin “Shqipëria Live”.

Por zbuloi një lajm tepër të ëmbël për familjen e tij. Së shpejti, do të bëhet prind për herë të dytë me një vajzë.

“Jam në pritje të vajzës. Në krahasim me fëmijën e parë, isha më shumë i emocionuar. Tani më shumë kam frikë se si do të sillem me vajzën, sepse me djalin jam si shok. Janë këto emocionet prindërore për herë të dytë. Fëmija është një bekim, çfarëdo të jetë djalë apo vajzë është një bekim”, tha Dj Viki./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd