Transmetuar më 24-04-2020, 15:38

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgoi pasdrekën e sotme shifrat e fundit mbi procesimin e kërkesave për pagesën 40 mijë lekëshe që shteti ka akorduar për një pjesë të bizneseve për periudhën mars-qershor 2020.

Deri ditën e sotme 24 prill 2020, kanë aplikuar për pagesën 40 mijë lekë për person, gjithsej 23.679 subjekte, prej të cilave 23.428 janë biznese dhe pjesa tjetër, individë. Këto kërkesa përfshijnë një total prej 64.213 punonjësish.

Të aprovuara nga këto kërkesa, janë 22.445 deri sot duke përfshirë 54.243 punonjës. Janë kaluar pagesat për 48.943 punonjës, në vlerë totale thuajse 2 miliardë lekë të rinj.

Sakaq janë refuzuar 9 kërkesa për 61 punonjës, kurse janë në proces 1.225 kërkesa për 9.909 punonjës.

Paralelisht me DPT, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga paketa e dytë janë 49.122 persona që i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë në 176 mijë pak a shumë. "Në total jemi te 250-260 mijë persona që janë paguar dhe do të paguhen”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd