Transmetuar më 24-04-2020, 14:51

Një task-forcë e ngritur për të planifikuar varrimet e shtuara për shkak të koronavirusit, pasi varrezat në Brazil rrezikojnë kolapsin.

Është ky plani i kryebashkiakut të San Paolo, Bruno Covas, për shkak të numrit të shumtë të vdekjeve në qytetin më të madh të Brazilit.

Në varrezat e Vila Formosa, janë hapur me qindra varre, për të qenë gati për të vdekurit.

I njëjti skenar po përgatitet edhe në Manaus, të Amazzonia, me varre masive.

“Çështja e varrosjes është një sfidë, duam që të jemi të përgatitur në mënyrë që qytetarët të kenë varre të denjë”, tha ai.

Sipas mediave braziliane, gjysma e varrimeve në San Paolo ka të bëjë me persona që kanë gjetur vdekjen për shkak të Covid-19.

Deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 3343, ndërsa i të infektuarve në 50.230. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd