






Ditën e sotme nis muaji i shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë.
Agjërimin e ka nisur edhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila prej disa vitesh praktikon tashmë një ritual të tillë.
Ajo është ngritur herët mëngjesin e sotëm për të falur Namazin, duke publikuar një fotografi ku shihet e mbuluar me shamii.
“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë, mirësi nga Allahu. Agjërim të mbarë të gjithëve, Allahu na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirësi, na i pastroftë zemrat tona e ja beftë risk tërë botës anembanë t’ia u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan Çiljeta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





