
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar për 24 orët e fundit, 2.083 jetë njerëzish të humbura nga përballja fatale me koronavirusin. Por këto shifra edhe pse goxha të larta, janë subjekt përditësimi në orët në vijim nga të gjitha shtetet e SHBA-ve.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në afro 50 mijë, duke shënuar shifrën më të lartë të jetëve të humbura nga Covid-19 në të gjithë botën.
Autoritetet njoftuan se janë edhe afro 15 mijë njerëz që po luftojnë me vdekjen në spitalet e SHBA-ve.
Aktualisht janë mbi 743 mijë njerëz nën mbikëqyrje mjekësore pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Ndër 135.291 raste të mbyllura, 49.742 njerëz ose 37 për qind, humbën jetën, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar, 85.549 vetë.
Orët e fundit u regjistruan edhe afro 30 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, çka e çon në afro 880 mijë, numrin e përgjithshëm të tyre në SHBA.
SHBA po numëron shifrën shqetësuese të 2.654 të infektuarve për 1 milion banorë dhe 150 të vdekur për 1 milion banorë.
Deri tani janë realizuar mbi 4.5 milionë testime në njerëz ose afro 14 mijë testime për një milion banorë.
Numrin më të madh të viktimave e shënon Nju Jorku me gati 21 mijë të vdekur dhe rreth 270 mijë të infektuar.
Numrin më të ulët të të vdekurve e shënon Alaska me 9 të vdekur dhe më pak se 400 të infektuar, raporton noa.al.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





