Transmetuar më 23-04-2020, 23:38

Aida Shtoni është një nga emrat e njohur të ekranit shqiptar, e cila mbahet mend për emisionin “Njerëz të humbur”, që pati audiencë të lartë gjatë transmetimit.

E megjithatë prej kohësh ajo mungon në ekran.

Ajo është shfaqur së fundmi në Instagram ku ka pozuar nga një makinë luksoze tip AMG, por nga aty për të përcjell një mesazh për jetën:

"Jeta është e shpejtë. Ajo nuk është gjë tjetër veçse një moment…

Le të mos ta lejojmë këtë moment, të shuhet pa ngjyra dhe i zbrasët.

Sa te drejtë paskam pasur kur e kam berë këtë status para një viti… Ja tani ku jemi sot, të gjithë të mbyllur dhe shikojmë fotot e kujtimet, që na kthejnë vite mbrapa në kohë. Sa të mbarojë kjo pandemi udhëtoni e lëvizni e shkoni në vendet ku ju ëndërronit të ishit gjatë kohës që ishit mbyllur”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd