
"Lutem që rezultati të më dalë negativ që të mund të vazhdojmë të kujdesemi për ata që kanë nevojë për ne", ishte statusi i fundit në facebook para pak ditësh (të premten), i një infermiereje 40-vjeçare në Stockholm, kur ajo dhe disa kolegë ishin testuar pasi nuk ishin ndier mirë.
Por ajo nuk ia doli dhe ndërroi jetë, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë në Suedi, raporton noa.al duke cituar të përditshmen vendase, Aftonbladet.
E ndjera, infermiere në Karolinska University Hospital, humbi jetën në banesën e saj pasi koronavirusi i dëmtoi fatalisht organet jetësore.
Ministrja Lena Hallengren shprehu keqardhjen e thellë në një reagim publik për vdekjen e infermieres 40 vjeçare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





