Transmetuar më 23-04-2020, 22:48

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan të Tropojës gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 22:00.
Pas një sherri banal në ambientin e brendshëm të një kioske, një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është identifikuar me inicialet S.M., dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar që shkaktoi plagosjen./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





