





Moderatorja shqiptare Kiara Tito është izoluar në Shqipëri dhe i mungon familja e saj që ndodhet në Itali. Më e shqetësuar është për babain e saj, i cili është mjek dhe ndodhet në frontin e parë të luftës.
Në një lidhje live për emisionin “Rudina”, Kiara u shpreh se ndjen shumë emocion kur flet me babain pasi është në kontakt të parë me të sëmurët.
“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit”, u shpreh Kiara.
Babai i moderatores ndodhet në zonën e veriut, e cila është më e goditura nga pandemia e koronavirusit. Ndonëse rreziku ekziston, Kiara shprehet optimiste dhe mendon gjithmonë për më të mirën./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





