










Duket se britanikët e kanë gjetur një mënyrë për të mposhtur monotoninë e krijuar nga karantinimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo të gjithë do ta aplikonin këtë ‘sport’.
Ata kanë filluar të zhvishen për të kaluar mërzinë e bllokimit, duke aplikuar Joga-n lakuriq.
Sipas "The Sun", Pamela Fraser ka treguar se seancat e Joga-s, lakuriq janë shumë relaksuese.
Një organizatë që promovon lakuriqësinë në Mbretërinë e Bashkuar, ka prezantuar klasa falas të yoga-s virtuale për herë të parë gjatë pandemisë, koronavirus.
Organizata ka hapur klasa për njerëz në mbarë botën që janë pjesë e Federatës Ndërkombëtare të personave që zhvishen lakuriq.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





