Transmetuar më 23-04-2020, 20:51
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje (23 prill) në zonën e Kurbinit, Laç.

Si pasojë është plagosur një 19 vjeçar, i identifikuar si Henri Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar.

Burime jo zyrtare thonë se gjendja shëndetësore e të riut është e rënduar.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd