Transmetuar më 23-04-2020, 20:05

Pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit, Enver Levani është emëruar si Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve.

Për të marrë detyrën e re, Levani la postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”.

Ndërkohë, ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit.

Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici.

Gjithashtu ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd