
Merkel: Gjermania është në fillim të krizës nga pandemia
Publikuar më 11:43 • 23 Prill 2020Përditësimi i fundit 13:32 • 23 Prill 2020
NGJARJE NË ZHVILLIM:PANDEMIA E KORONAVIRUSIT
Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është ende në fillim të krizës nga koronavirusi, duke theksuar se situata do të mbetet e vështirë për disa kohë.
“Ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, u është drejtuar Merkel ligjvënësve në një fjalim në Bundestag.
Më tej, Merkel u zotua se do të nxisë testimet për Covid-19. “Kjo është rruga për të shkuar përpara”, tha kancelarja. Ajo u bëri thirrje qytetarëve dhe drejtuesve lokalë se nuk është ende situata që t’i kthehemi jetës normale. “Të qëndrojmë të zgjuar dhe të kujdesshëm”, u shpreh Angela Merkel.
Deri tani në Gjermani janë konfirmuar më shumë se 150 mijë persona të prekur me Covid-19, nga të cilët 5354 kanë ndërruar jetë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






