Presidenti Hashim Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Transmetuar më 23-04-2020, 18:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalikor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenca duke shtuar se operacioni përfundoi me sukses dhe presidenti është nën kujdesin e personelit mjekësor profesional.

“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, thuhet në njoftim.

Më 20 prill, presidenca njoftoi se Thaçi mori trajtim mjekësor në QKUK pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë./a.m/noa.al

Loading...