Transmetuar më 23-04-2020, 16:44

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së koalicionit opozitar duke kujtuar të gjitha grupet e njerëzve që duhen ndihmuar në situatën e koronavirusit.

Pak minuta më parë, koalicioni opozitar deklaroi se nuk i është dorëzuar ndihma atyre që u është premtuar dhe 750 mijë të tjerë janë përjashtuar.

Në një postim në Twitter ku kujton edhe deklaratën "7×7" të Bashës, Rama thotë:

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria? #VajMedetPD 7X7?”

Koronavirusi/ Koalicioni opozitar: Qeveria bën mesatarisht 110 teste në ditë, cili është prioriteti i kryeministrit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd