Transmetuar më 23-04-2020, 16:26

Foto ilustruese
Ditën e djeshme u konfirmuan dy raste me koronavirus në qytetin e Elbasanit.
Ata janë një çift bashkëshortësh dhe burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.
Gruaja e tij u dërgua menjëherë me urgjencë në Tiranë, ndërsa burri u karantinua në shtëpi.
Abc News mëson se gruaja ka qenë në parë në Urgjencën e Elbasanit duke thënë se kishte probleme me zemrën. Pas ekzaminimeve, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.
I gjithë stafi mjekësor që i qëndroi pranë ka rezultuar negativ, por mbetet në karantinë në pritje të një testimi të dytë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





