Transmetuar më 23-04-2020, 15:29

638 jetë të humbura nga sëmundja e koronavirusit janë regjistruar gjatë orëve të fundit në spitalet britanike.
Prej tyre, në Angli janë shënuar 514 të vdekur, 17 në Uells, në Skoci 58, ndërsa Irlanda e Veriut nuk i ka nxjerrë ende shifrat.
Këto shifra çojnë totalin e të vdekurve në 18,738.
Të dhënat e ditës së sotme tregojnë se situata po qetësohet pasi dje u regjistruan 763 viktima, ndërsa të martën u raportuan 828 të vdekur nga koronavirusi.
Në raportin e 24 orëve të fundit, 4,583 raste të reja i janë shtuar listës duke e cuar në 138,078 totalin e të infektuarve. /a.m/noa.al /a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





