Transmetuar më 23-04-2020, 15:11

Tamponi i tij ndaj koronavirusit doli negativ, por ai ishte gjithsesi i prekur nga Covid-19 dhe gjeti vdekjen në moshën 41-vjeçare.

Pacienti po kurohej për një pneumoni të rëndë në një repart spitali jo-Covid, pasi tamponi i parë kishte dalë negativ, duke u dërguar nga reparti i të infektuarve Covid në Sestri Levante të Italisë ku u shtrua fillimisht, në spitalin e Lavagna, në një repart jo-Covid.

Nuk kaloi shumë dhe 41-vjeçari me banim në Chiavari, gjeti vdekjen, ku verifikimet e kryera dhe analizat e thelluara, zbuluan se në fakt ishte i infektuar nga koronavirusi dhe se tamponi e kishte nxjerrë në mënyrë të rremë negativ.

Tetë pacientë dhe katër punonjës të spitalit jo-Covid në Lavagna ku i ndjeri ishte i shtruar rezultuan pozitiv, pasi pacienti kishte pasur kontakt me ta.

Vetëm insistimi i mjekut të familjes bëri që pacienti të shtrohej në spitalin e Lavagna, pasi ishte nxjerrë nga spitali Covid, Sestri Levante.

Pacienti kishte vështirësi në frymëmarrje dhe mjeku kishte kërkuar verifikime të thelluara. Ai u shtrua fillimisht në një spital Covid, ku tamponi i parë doli negativ dhe mjekët e nxorën, por mjeku i familjes për shkak të problemeve që kishte në frymëmarrje e autorizoi për shtrim ku dhe gjeti vdekjen në spital. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd