Transmetuar më 23-04-2020, 10:57

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali duke folur në parlament tha se koronavirusi po vret përditë si në një bilanc lufte.

Sipas saj, shpallja e fatkeqësisë deri më 23 qershor është një domosdoshmëri, në mënyrë që të ketë sa më pak të infektuar me virus.

Ajo deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se pritet që të ketë një rënie ekonomike, e cila parashikohet që të jetë më e madhja që nga Depresioni i Madh.

“Amerika dhe vendet kryesore europiane do të përjetojnë goditjen më të fortë. Do të goditet ekonomia e Francës, Gjermanisë, Italisë etj. Shqipëria e ka përballuar me dinjitet këtë situatë. Spitalet tona nuk janë të mbushura me persona që luftojnë me jetën. Mjekët tanë janë pak të prekur, por sepse si qeveri, si shtet e popull kemi bërë gjënë e duhur. Masat kanë qenë drastike, duke qenë të vetëdijshëm se situata do përkeqësohej, ne kemi miratuar paketa për të ndihmuar popullin”, u shpreh Spiropali.

Ajo shtoi se duke nisur nga java e ardhshme, do të shtohet fasha orare për pazar në dy orë e gjysmë, por nënvizoi se është e rëndësishme që qytetarët të respektohen masat, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga ana e tij, deputeti i opozitës së re Myzlym Murizi shigjetoi Kryeministrin Edi Rama duke thënë se bllokoi patenta dhe vuri 16 mijë gjoba, për të dalë dhe thënë më tej “I falim”, duke ironizuar se qytetarët nuk dinë.

“Masat janë tallje për shqiptarët. Sulltani tha, burri në timon, gruaja skiç. Po ça thoni?! Kjo është tallje. A flenë burrë e grua gjumë bashkë. Jo se ngjitet koronavirusi! Tender e monitorëve sekret, tender për masat sekret. Çfarë thotë raporti i KLSH?! 75 % e tenderave sekretë janë më të lartë se sa vlera ofertuese. Se di se si i bëni shqiptarëve arrest shtëpie, kur ata që i kishit në burg i çuat në shtëpi. Pa i dhënë një lekë. 242 tendera sekret keni bërë. Zoti Beqaj, mos po kërkoni karrigen e ministrit (i drejtohet Beqajt). A je dakord që të shtunën të dalin pensionistët, të dielën të fejuarit, të hënë të dashuruarit. Keni menduar pët tregtaret? Për bujqësinë? 180 milionë euro ka dhënë BE për fond. Një kredi që janë lekë për shqiptarët. Shoh që janë më shumë demagogji dhe propagandë. Ju mendoni se shqiptarët i ka ruajtur masat tuaja? Dashtë zoti që nuk përkeqësohet gjendja se do bëhemi më keq se veriu i Italisë e SHBA-ja.”, tha Murrizi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd