Transmetuar më 23-04-2020, 10:10

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se nuk ndodhemi në fazën finale të pandemisë së Covid-19.

“Koronavirusi do të jetë me ne për shumë kohë. Bashkëpunimi ndërkombëtar për koronavirusin, është shumë i rëndësishëm. Nuk mund të kthehemi në jetën e përditshme njëlloj si para epidemisë së virusit. Duhet të mbetemi inteligjent dhe të vëmendshëm ndaj pandemisë”, thotë Merkel.

Duke folur në parlament ajo tha se e di se sa të vështira janë kufizimet, por shtoi se kjo është një sfidë për demokracinë dhe të drejtat themelore.

Duke kërkuar disiplinë, ajo shtoi se nuk duhet çuar dëm gjithçka është arritur.

Ndërkohë Gjermania ka vendosur që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme, për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Deri më tani në Gjermani numri i viktimave ka shkuar në 5.315 ndërsa i të infektuarve në 150.648. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd