
Një person ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”, duke lëvizur në qytet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga Rrësheni, i cili ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë efektivët e policisë.
Uniformat blu kanë konstatuar pasditen e së mërkurës, duke lëvizur nëpër qytetin e Rrëshenit shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me thikë që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.
Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





