Shkup, zbulohet magazina me 1.2 ton drogë
Transmetuar më 23-04-2020, 08:20

Zbulohet një magazinë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, brenda së cilës është gjetur 1.2 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Zbulimi është bërë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen e njohur si “Butel”.

Sasho Tasevski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, deklaroi se aktualisht po kryhet një aksion në zonën e Shkupit, ku 12 paleta janë gjetur dhe konfiskuar në një depo.

Droga e cila peshon 1.240 kg, ishte e paketuar në qese vakumi polietileni.

“Një person kundër të cilit do të ngrihet kallëzim penal do të procedohet. Hetimi po vazhdon me qëllim të përcaktimit dhe zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në rastin e tregtisë së paligjshme të marijuanës ”, tha Tasevski. /a.y/noa.al

Loading...