Transmetuar më 22-04-2020, 23:04

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Mat.
Një banesë në fshatin Pleshë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një e moshuar.
Burime policore, konfirmojnë për noa.al, se e ndjera është B.D., rreth 80 vjeçe.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





