Transmetuar më 22-04-2020, 22:55

Epidemiologu Erion Dasho shprehet se mbështet tezën e profesor Eduard Kakarriqit, i cili thekson se koronavirusi në vendin tonë mund të ketë qarkulluar që në muajin janar dhe shkurt, por për këtë ai thotë se është e rëndësishme që të bëhen testet serologjike për ta vertetuar.

Dasho foli këtë mbrëmje në emisionin “Byro Politike”, me Juli Xhakoxhi, në abcnews, ku tha se me këtë ecuri virusi dhe të infektuarish në vendin tonë tashmë nuk është e nevojshme të mbahen ato masa kufizuese.

"Unë kam ndjekur shumë kolege të mi si profesor Kakarriqin që i mëshon kësaj tezë dhe ai është një nga mendimet më të kualifikuara në Shqipëri, gjithashtu kam ndjekur dhe kolegen time Mimo. Por këto janë ato çfarë shohim, unë profesor Kakarriqit i besoj pasi ka një mendim shkencor prej vitesh por për ta vertetuar atë teze ne duhet të bëjmë testin serologjik, dhe atëhere mund të bëjmë një hipotezë se kur mund të ketë nisur tek ne. Ky është një studim që ka vlerë studimore dhe praktike për të parë se sa është mbrojtja imunitare e popullatës, për të parë nëse duhet ose jo të mbajmë këto masa. Me siguri pasi të njihet gjendja, mendimi im personal pasi kam analizuar situatën në Shqipëri dhe në botë të gjithë studimet tregojnë se masat duhet të konkludojnë drejt normalitetit. Në këtë situatë që ka vendi sot me të sëmurët është luks për të mbajtur këtë lloj kufizimi”, tha Dasho./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd