Transmetuar më 22-04-2020, 22:09

Për plot 30 orë kanë qëndruar me telefonin hapur, derisa iku nga kjo botë. Kjo është historia e dhimbshme që arriti deri në torturë psikologjike në një familje amerikane, raporton noa.al duke cituar CNN.

Abby Adair Reinhard, 41 vjeçe nga Rochester, New York, SHBA, po përjetonte prej ditësh dhimbjen e infektimit serioz nga koronavirusi, të babait të tij 76-vjeçar, Donald Adair.

Ata nuk mund të shiheshin bashkë, por ajo donte së paku të fliste me të. Një infermiere i ofroi Adair-it telefonin e spitalit, kështu Adair Reinhard u lidh me të atin, duke e mbajtur telefonin hapur për 30 orë rresht, pa ndërprerje, derisa ai vdiq.

"Ishte një bekim i madh," tha Adair Reinhard. "Kjo më lejoi të kem një lloj afrimiteti…. Pashë se isha në gjendje të thoja atë që duhet të thoja, duke e ditur se ishte fundi dhe krijuam një lidhje të fortë, edhe pse nuk mund ta shihja dhe nuk mund ta mbaja dorën e tij. Ndaj mendoj se lidhja përmes telefonit ishte tepër e vlefshme".

Teksa flisnin në telefon, ndanim kujtime, këndonim këngët e preferuara të babait dhe shprehnim dashurinë për të, tha Adair Reinhard.

Por babai që jepte frymën e fundit, ishte në fund të jetës dhe nuk mund të jepte e merrte, ai nuk mund të thoshte asgjë. Këtë e kishte kuptuar qartë e bija: "Nuk mund të flisnim me të vërtetë, e kuptoni, por mund ta dëgjoja të merrte frymë. Dhe kështu kaluam 30 orët e tij të fundit, së bashku".

Adair, pohoi se në ato plot orë që kishin këtë "komunikim" mes tyre, i kishte kërkuar ndjesë për ato që gjykonte se duhet ta bënte, por edhe e kishte falur: "Unë kërkova falje për atë që duhej të kërkoja. E fala për atë që duhej ta falja", – tha Adair.

Ndërsa në fund, tregoi dhe momente të gëzueshme: "Nisa të ndaja kujtime dhe të këndoja, përfshirë këngët që babai kishte luajtur në kitarë pranë familjes".

I ndjeri Donald Adair, ndërroi jetë më 6 prill 2020. Pak ditë para se të vdiste, ai kishte qenë në spital, për probleme shëndetësore. Mendohet se gjatë asaj vizite ai është infektuar. Virusi ka përparuar me shpejtësi dhe ai përfundoi më 5 prill në spital. Por virusi i mori jetën vetëm një ditë më pas. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd