
Rishfaqet papritur tensioni mes Washingtonit dhe Teheranit! Me anë të një postimi në Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon me bombardim anijet iraniane të cilat do të vendosin në rrezik anijet amerikane.
“Në rast se ndodh diçka e tillë i kam dhënë urdhër marinës që të shkatërrojë çdo anije të armatosur iraniane”, thotë Trump.
Tonet e ashpra janë rikthyer, pas ndërprerjes për një farë kohe për shkak të pandemisë së koronavirusit që po godet fort jo vetëm në SHBA por edhe Iranin.
Por armëpushimi tani duket si ka mbaruar, duke shtuar rrezikun e një përshkallëzimi të ri të, lidhur me acarimin në rritje të Pentagonit për manovrat e Iranit, të konsideruara të rrezikshme dhe të pajustifikuara.
Sfida e re nga Irani vjen gjithashtu pas nisjes në orbitë të satelitit të parë ushtarak të prodhuar në vend Nour 1 (që do të thotë dritë) i nisur nga baza e Ghased, në shkretëtirën qendrore të Iranit, duke u lëshuar në orbitë 425 kilometra larg Tokës.
Një provokim i papranueshëm për Uashingtonin i cili denoncon një shkelje serioze të rezolutave të ndryshme të Kombeve të Bashkuara.
“Teherani do të duhet të japë llogari për këtë veprim”, deklaroi sekretari i shtetit Mike Pompeo, shkruan noa.al.
Nga ana e tij Teherani u përgjigj me këtë deklaratë, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bënin mirë që të kursenin forcat e tyre ushtarake të infektuara nga koronavirusi, në vend që të ngacmojë të tjerët”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





