Transmetuar më 22-04-2020, 20:31

E dhimbshme mund të konsiderohet historia e një 60-vjeçari i cili kishte kryer 44 vite burg për vrasje por pak ditë para lirimit ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

William Garrison, kreu 44 vite në burgun e Lenox në Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ai vdiq papritur pasi shoku i qelisë e gjeti teksa nuk merrte dot frymë më 13 prill”, tha një zëdhënës i burgut.

Pavarësisht ndihmës me frymëmarrje artificiale dhe dërgimit në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

60-vjeçarit i duheshin edhe 24 ditë nga lirimi i plotë por virusi vrasës i mori jetën./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd